Ministrja Pacolli takon UN-Habitat: Thellohet bashkëpunimi për zhvillim urban dhe banim të përballueshëm

Ministrja Pacolli takon UN-Habitat: Thellohet bashkëpunimi për zhvillim urban dhe banim të përballueshëm

Ministrja Fitore Pacolli ka pritur në takim Drejtorin Rajonal të UN-Habitat për Azinë Qendrore dhe Evropën Lindore, Irfan Ali, së bashku me delegacionin e kësaj organizate në Kosovë, përcjell Kosova Post.

Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e projekteve që lidhen me prioritetet strategjike të vendit, përfshirë reziliencën urbane, banimin e përballueshëm dhe social, mobilitetin e qëndrueshëm, si dhe zhvillimin e trashëgimisë urbane.

Sipas Pacollit, në fokus ishte edhe avancimi i politikave urbane përmes qasjeve të integruara në planifikimin hapësinor.

Po ashtu, palët shqyrtuan mundësitë për pjesëmarrjen e Kosovës në ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare si COP31 në Antalya dhe World Urban Forum në Azerbajxhan, duke synuar rritjen e prezencës dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e zhvillimit urban.