Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar gjithë myslimanët për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, përcjell KosovaPost.
Osmani përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Ramazani është kohë reflektimi dhe afrimi me njëri-tjetrin.
“Le të sjellë ky muaj i bekuar më shumë paqe në zemrat e secilit, më shumë mirësi dhe më shumë solidaritet në vepra. Ramazani është kohë reflektimi dhe afrimi me njëri-tjetrin. Uroj që sofrat tuaja të jenë të mbushura me begati e shtëpitë me harmoni! Agjërim të lehtë e të pranuar”, ka shkruar Osmani.



Të tjera
Si të jesh një mashkull elegant korrekt?
Raporti i Dick Martyt, kurthi ku ra edhe Perëndimi
Le të mbushet xhamia e re me lutje të sinqerta, me hapa besimtarësh dhe me paqe