Një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar si pasoj e një aksidenti të rëndë në Podujevë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila bëri të ditur se në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion në lëvizje, ndërkaq më pas janë goditur rrethojat e një objekti dhe disa automjete të parkuara.
“Sot rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën se në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë e përfshirë një veturë dhe një kamion në lëvizje, më pas janë goditur rrethojat e një objekti dhe disa automjete të parkuara”, tha Ahmeti.
“Në këtë aksident ngasësi i kamionit ka humbur jetën dhe janë lënduar katër persona të tjerë. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje dhe trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti.



Të tjera
Këto shenja tregojnë se partneri juaj nuk ju do më
Aeroportet më pamjen më të bukur në botë
Gjashtë ushqime të pasura me vitaminën D7