Një veturë ka goditur dy këmbësorë në Prizren sonte rreth orës 18:00.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Vetura ka goditur dy këmbësorë në rrugën ‘Wesley Clark’ në Prizren. Njëri prej viktimave ka pësuar lëndime më të rënda, njëri më të lehta”, tha ai.
Bytyqi njëherësh ka njoftuar se autoritetet përkatëse tashmë kanë dalë në vendin e ngjarjes.




Të tjera
Nëse doni të humbni peshë, konsumoni këtë lëng në mëngjes
10 vese që shkatërrojnë veshkat
Si t’i rezistoni dëshirës për ëmbëlsira