Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për zgjedhjet e 7 qershorit me numrin 50, Mytaher Haskuka, ka reaguar ashpër pas sulmit fizik ndaj zëvendësministrit Hysni Mehani, pëcjell KosovaPost.
Përmes një postimi publik, Haskuka e ka cilësuar sulmin si një “akt qyqar”, duke bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur derisa zëvendësministri po qëndronte në një lokal së bashku me deputeten Arijeta Fejza.
Sipas Haskukës, përdorimi i dhunës ndaj kundërshtarëve politikë është tregues i mungesës së argumenteve dhe alternativës politike.
“Kur nuk ke forcë në argumente dhe program, vepron me dhunë primitive fizike. Përdorimi i dhunës ndaj kundërshtarëve politikë është mendësi jodemokratike dhe totalitare”, ka deklaruar ai.
Haskuka ka drejtuar kritika edhe ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, duke thënë se heshtja e tyre për rastin tregon lidershipin e vërtetë brenda partisë.
Ai ka kritikuar gjithashtu një pjesë të mediave dhe analistëve, duke i akuzuar për relativizim të incidentit. Sipas tij, ngjarjet e fundit dëshmojnë se një pjesë e mediave në Kosovë janë “të frikësuara, të shantazhuara ose në shërbim të grupeve kriminale”.
REAGIMI I PLOTË I HASKUKËS:
Është i papranueshëm akti qyqar i sulmit të pabesë ndaj zëvendësministrit Hysni Mehani, derisa ai ishte duke pirë kafe me deputeten Arijeta Fejza.
Kur nuk ke forcë në argumente dhe program, vepron me dhunë primitive fizike. Përdorimi i dhunës ndaj kundërshtarëve politikë është mendësi jodemokratike dhe totalitare.
Mosdistancimi i PDK-së nga ky akt qyqar tregon se kush është kryetari i vërtetë i kësaj partie jodemokratike dhe totalitare.
Në anën tjetër, tentimi për arsyetim dhe racionalizim të dhunës dhe agresivitetit fizik nga një pjesë e (b)analistëve, pseudogazetarëve dhe “intelektualëve” në thonjëza, tregon se këta ose janë të blerë, ose të mjerë.
24-orëshi i fundit tregon se në Kosovë, një pjesë e mediave janë frikacake, disa të shantazhuara dhe disa janë në shërbim të krimit (si puna e Boratit).



Të tjera
Simptomat e sulmit në zemër
Policia arr*eston dy persona për posedim të n@rkotikëve
Vizita në Kosovë, Kos: Ky vit mund të jetë moment i mundësive, kërkohet që partitë të gjejnë stabilitet institucional