Partia Demokratike tashmë ka një deputet më pak. Ashtu si kurse pritej, Enkelejd Alibeaj ka ditën e sotme dorëzuar në protokollin e Kuvendit kërkesën për largim nga grupi i PD.
Vendimi i Alibeaj erdhi pasi Apeli i dha vulën dhe logon e partisë, Sali Berishës, i shpallur “Non Grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe, e teksa është në arrest shtëpie me akuzën e korrupsionit. Në argumentimin që ka bërë, pasi njoftoi vendimin e marrë, Alibeaj tha se kjo zgjedhje e tij është në shenjë respekti ndaj vendimit të gjykatës, duke deklaruar se nuk i bashkohet grupit parlamentar të PD-së të drejtuar nga Berisha.
I ftuar më herët në A2 CNN, në Ditarin nga Erion Dushi, Alibeaj theksoi se vendimi i tij ishte një sinjal se në politikë është e udhës t’i qëndrosh moralit dhe të mos zvarritesh në politikë për një karrige deputeti. Madje shkoi edhe më tej, duke e quajtur Partinë Demokratike pronë private të Sali Berishës.
Kritika pati edhe për Lulzim Bashën, duke thënë se Alibeaj “nuk ka qenë ndonjëherë kryetar i PD-së, pasi sipas tij, Sali Berisha ka qenë gjithmonë kryetar i parties”.
Të tjera
Me xhaketë lëkure dhe syze dielli, Adriana Matoshi betohet si deputete në legjislaturën e saj të dytë: Për angazhim dhe dashuri për vendin tim
Man City mendohet të bëjë një lëvizje mahnitëse për yllin e Liverpoolit
Haradinaj tregon se cilët emra të LVV-së do t’i votonte për kryeparlamentar