Një ndër pijet që ka efekte të dëmshme shëndetsore për organizmin tonë është alkooli. Nga kjo pije të rrezikuar më shumë janë dhëmbët.
Personat që konsumojnë shumë alkool mund të kenë probleme me dhëmbët dhe mishin e dhëmbëve, pasi alkooli acaron gjithë pjesët e buta dhe redukton pështymën. Lëkura e gojës është shumë delikate dhe alkooli gërryen mishin e dhëmbëve, faqet dhe lëkurën.
Përdorimi i alkoolit shkakton reduktimin e prodhimit natyral të pështymës, e cila ndihmon për heqjen e grimcave të mbetura të ushqimit dhe mbron dhëmbët nga aciditeti.
Po ashtu dëmton procesin e ndarjes së qelizave të indit, gjë që shpjegon faktin pse personat që konsumojnë shumë alkool janë të predispozuar për kancerin e gojës apo grykës.



Të tjera
Çka duheni të dini për lënien e duhanit
Limoni ju ndihmon të humbni peshë
Mënyrat më efikase të mbrojtjes nga çdo virus