Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves, ku kanë biseduar për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit dhe dialogun Kosovë – Serbi, përcjell KosovaPost.
Ambasadori Hargreaves ka treguar për takimin edhe në një postim në Facebook, duke theksuar rëndësinë e zhvillimit të një procesi zgjedhor të qetë dhe formimit të shpejt të institucioneve të reja.
“Sot takova kryeministrin në detyrë Albin Kurti. Diskutuam për fushatën zgjedhore dhe shpresat për një proces zgjedhor të qetë që mundëson formimin e shpejt të institucioneve në vitin e ri. Kjo është thelbësore për përparimin urgjent që duhet në fusha të tilla si buxheti shtetëror. Gjithashtu diskutuam nevojën që qeveria e ardhshme ta rifillojë progresin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe integrimin evropian, si dhe të marrë masa aktive për të lehtësuar integrimin e mëtejshëm të komuniteteve joshumicë të Kosovës. Shpresoj që të mund ta thellojmë partneritetin Mbretëri e Bashkuar – Kosovës me qeverinë e ardhshme”, ka shkruar Hargreaves.



Të tjera
Pse 50% e njerëzve blejnë rroba edhe pa pasur nevojë? Sekreti që fshihet pas modës…
Pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit – Elijona në veturë me Don Xhonin, fansat pyesin: Çfarë po zihet?
Gjermania në zi! Pesë viktima në një ngjarje tragjike pranë një qendre të të rinjve