Ambasadori gjerman konstaton përfundimisht se Kosova, është një vend fantastik për ecje

Ambasadori gjerman në Kosovë Jorn Rohde ka publikuar një video gjatë ecjes së tij në majën e Rakovicës në afërsi të Istogut.

Ai thotë se ka rënë në përfundim se Kosovë është një vend fantastik për ecje.

Në një video të publikuar në platformën X, Rohde ka paraqitur bukuritë e kësaj pjesë të Kosovës, të cilat thotë se e impresionojnë.

“Në ecjen time të tretë, arrita në majën e Rovicës afër Istogut, duke shijuar udhëtimin me mbi 60 kolegë alpinistë. Një ditë e mrekullueshme e kaluar në natyrë me biseda të mrekullueshme dhe momente të përbashkëta! Bukuroshja e Kosovës vazhdon të impresionojë”, ka shkruar Rohde.