Dasma e Luan Haradinajt, e mbajtur në Kullën e Haradinajve në Gllogjan, ka sjellë jo vetëm atmosferë festive e momente tradicionale, por edhe paraqitje elegante që kanë marrë vëmendje në rrjetet sociale.
Në fokus të veçantë janë bërë edhe bashkëshortet e vëllezërve Haradinaj, Anita Muçaj Haradinaj – bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj – dhe Lola Haradinaj, bashkëshortja e deputetit Daut Haradinaj, të cilat janë shfaqur plot stil dhe hijeshi në këtë ceremoni familjare.
Anita Muçaj Haradinaj, e njohur edhe si spikere lajmesh, u shfaq me një veshje në nuancë të gjelbër, një kombinim elegant dhe shumë i përshtatshëm për një ceremoni tradicionale.
Ajo e kishte kompletuar paraqitjen me një fund të gjatë me detaje të arta dhe aksesorë të zgjedhur me kujdes, duke ruajtur një stil të rafinuar e të thjeshtë, por shumë tërheqës.
Foto: Salloni Njomëza/Instagram
Ndërkohë, Lola Haradinaj tërhoqi vëmendje me fustanin rozë, me prerje elegante dhe pamje glam, që i jepte një ndjesi festive dhe shumë “femërore” paraqitjes së saj.
Me flokët e kapura dhe detajet minimale, ajo e kishte lënë në qendër veshjen, e cila u duk perfekte për këtë ditë të veçantë.
Foto: Salloni Njomëza/Instagram
Pamjet e dy zonjave teksa kërcejnë dhe shijojnë atmosferën në oborrin e kullës, me peizazhin e Gllogjanit në sfond, janë komentuar gjerësisht nga ndjekësit, të cilët kanë vlerësuar thjeshtësinë, elegancën dhe energjinë pozitive që ato kanë përcjellë në këtë festë familjare.





Të tjera
Crystal Admiral Aqua Collection – Një nga resortet më të mëdha familjare në Side
Haxhiu vlerëson punën e shërbyesve civilë në prag të Ditës Ndërkombëtare
“E kam pritur nga dita e parë”, Hakimi reagon publikisht për akuzat për përdhunim