Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas anulimit të festivalit “Mirëdita, dobar dan”, duke e lidhur këtë veprim të Serbisë me refuzimin e marrëveshjes të lehtësuar nga BE-ja.
Ai përmes platformës X ka shkruar se Serbia në vend të artistëve, fjala iu dha grupeve të huliganëve
Një festival kulturor me një histori dhjetëvjeçare të festimit të diversitetit dhe bashkimit të artistëve nga Kosova dhe Serbia, “Mirëdita, Dobar Dan” u rrëmbye nga kryeministri i Serbisë Vulin dhe ministri i MPB-së Daçiq, të cilët e deformuan atë, përtej njohjes, në një paradë groteske të urrejtjes dhe mesazhe diskriminuese. Në vend të artistëve, fjala iu dha grupeve të huliganëve”, ka shkruar Kurti.
Tutje ai tha se Serbia për fat të keq ka shfaqur edhe një herë armiqësinë e saj të paepur ndaj gjithçkaje që ka të bëjë me paqen dhe pajtimin.
Të tjera
Anëtarët e kabinetit të presidentit dhe kryeministrit të Serbisë përleshën fizikisht në autostradë (Video)
Të ngrihemi kundër qeverisë para se të na hedhë në humnerë
Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginë, Parlamenti Evropian “e qorton” Serbinë