Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ka njoftuar se procesi mësimor për ditën e sotme është anuluar, për shkak të kushteve të përkeqësuar atmosferike, reshjeve të mëdha të shiut dhe vështirësive të krijuara në komunikacion.
Sipas njoftimit zyrtar, vendimi është marrë në koordinim me Drejtorinë e Sigurisë dhe Emergjencave, Drejtorinë e Shërbimeve Publike si dhe me drejtorët e shkollave.
“Ju njoftojmë se për shkak të kushteve të përkeqësuar atmosferike, reshjeve të mëdha të shiut dhe vështirësive në komunikacion, në koordinim me Drejtorinë e Sigurisë dhe Emergjencave, Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe drejtorët përkatës të shkollave, procesi mësimor për ditën e sotme anulohet. Ky vendim është marrë edhe në koordinim me Kryetarin e Kryeqytetit, dhe është masë preventive e sigurisë për fëmijët tanë”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Të vegjlit e kafshëve që ua marrin zemrën menjëherë
Shoqata e Qumështoreve kërkon ndalimin e vajit të palmës në industrinë e qumështit: Po dëmton fermerët dhe konsumatorët
Rama: Izolim, sanksione, humbje fondesh, mbyllje fabrikash – fatkeqësia që po e jeton Kosova si rezultat i një qeverie autokrate