Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni e ka përgatitur listën e parë të lojtarëve të thirrur paraprakisht për fazën e ardhshme të grumbullimeve dhe përgatitjeve drejt Botërorit 2026.
Në listë ka disa emra surprizë dhe disa mungesa të rëndësishme, shkruan “Gazeta Express”.
Një nga emrat më interesantë është Nico Paz, talenti i ri që vazhdon të fitojë hapësirë në projektin e përfaqësueses argjentinase dhe shihet si pjesë e gjeneratës së re.
Në të njëjtën kohë, në listë janë edhe disa lojtarë që aktivizohen në Serie A, të cilët në Itali konsiderohen “italianët” e Argjentinës për shkak të kampionatit ku luajnë.
Mes tyre përfshihen emra si Lautaro Martínez, Nicolás González dhe të tjerë lojtarë të aktivizuar në klubet italiane.
Nga ana tjetër, mungesa më e madhe dhe më e përfolur është ajo e Paulo Dybalas, i cili nuk është përfshirë në këtë fazë të listës së pre-thirrjeve.
Vendimi i Scalonit e tregon vazhdimësinë e tij në përzierjen e përvojës me talentet e reja, duke iu dhënë prioritet lojtarëve në formë dhe projekteve afatgjata të ekipit kombëtar.
Lista nuk është përfundimtare, pasi pritet të ketë edhe filtrime dhe ndryshime të tjera para ndeshjeve zyrtare dhe grumbullimit final për Botëror.
Para-lista e të ftuarve me 55 emra
Portierë: Emiliano Martinez (Aston Villa), Geronimo Rulli (Olympique Marsiglia), Juan Musso (Atletico Madrid), Walter Benítez (Crystal Palace), Facundo Cambeses (Racing Club), Santiago Beltran (River Plate).
Mbrojtës: Agustin Giay (Palmeiras), Gonzalo Montiel (River Plate), Nahuel Molina (Atletico Madrid), Nicolas Capaldo (Hamburg), Kevin Mac Allister (Union Saint-Gilloise), Lucas Martinez Quarta (River Plate), Marcos Senesi (Bournemouth), Lisandro Martinez (Manchester United), Nicolas Otamendi (Benfica), German Pezzella (River Plate), Leonardo Balerdi (Olympique Marsiglia), Cristian Romero (Tottenham), Lautaro Di Lollo (Boca Juniors), Zaid Romero (Getafe), Facundo Medina (Olympique Marsiglia), Marcos Acuña (River Plate), Nicolas Tagliafico (Olympique Lione), Gabriel Rojas (Racing Club).
Mesfushorë: Maximo Perrone (Como), Leandro Paredes (Boca Juniors), Guido Rodriguez (Valencia), Anibal Moreno (River Plate), Milton Delgado (Boca Juniors), Alan Varela (Porto), Ezequiel Fernandez (Bayer Leverkusen), Rodrigo De Paul (Inter Miami), Exequiel Palacios (Bayer Leverkusen), Enzo Fernandez (Chelsea), Alexis Mac Allister (Liverpool), Giovani Lo Celso (Betis Siviglia), Nicolas Dominguez (Nottingham Forest), Emiliano Buendia (Aston Villa), Nicolas Paz (Como), Franco Mastantuono (Real Madrid), Thiago Almada (Atletico Madrid), Tomas Aranda (Boca Juniors), Giuliano Simeone (Atletico Madrid), Claudio Echeverri (Girona), Gianluca Prestianni (Benfica).
Sulmues: Santiago Castro (Bologna), Lautaro Martinez (Inter), José Manuel Lopez (Palmeiras), Julian Alvarez (Atletico Madrid), Mateo Pellegrino (Parma), Lionel Messi (Inter Miami), Nicolas Gonzalez (Atletico Madrid), Alejandro Garnacho (Chelsea), Matías Soulé (Roma), Valentin Barco (Strasburg).



Të tjera
Bëje vetë, zbardh dhëmbët në mënyrë natyrale
Caktohen gjyqtarët e finaleve të kupave evropiane
Konjufca: Serbia e ka goditur Kosovën në mirëbesim