Opinionisti politik Avni Arifi ka kritikuar Qeverinë Kurti për menaxhimin e energjisë elektrike.
Ai ka deklaruar se me Lëvizjen Vetëvendosje në pushtet i gjithë projekti i energjetikës në vend është kthyer në zero.
“Nuk i kanë dhënë prioritet përveç që është refuzuar ‘Contour Global’ sepse kanë thënë se nuk është kontrata më e mirë, ata e kanë refuzuar edhe gazin amerikan që do të na jepte edhe 450 megavat, dhe me 950 megavat ne do të kishim mundësi edhe të eksportojmë energji elektrike.
Komplet projekti i energjetikës në Kosovë me Qeverinë Kurtin është kthyer në zero”, ka thënë Arifi.



Të tjera
Përmirësoni tretjen me vaj ulliri
E trishtë: Sot i jepet lamtumira e fundit të riut që humbi jetën në Batllavë
Kosova ngre alarmin ndaj Serbisë për energjinë — a po nis më në fund përplasja e hapur?