Arifi: Kurti e vodhi djathtisten Gërvalla, e shndërroi në militante të majtë anti-Vjosë

Ish-ambasadori, Avni Arifi, ka shkruar për raportin që kryeministri Albin Kurti ndërton me partnerët e koalicionit. Arifi është rikthyer në kohën kur AAK e NISMA kishte bashkëpunuar me Kurtin përgjatë kohës së protestave, duke thënë se Kurti ishte munduar të përdorte këtë bashkëpunim për t’ua marrë të dy partive aktivistët, për t’iu bashkuar VV-së.

Arifi thotë se të njëjtën gjë Kurti e ka bërë tinëz liderëve të dy partive, duke i ftuar anëtarët e kryesisë për darka e madje thotë se krijonte edhe miqësi personale me qëllim të rekrutimit në parti.

Ai thotë se duket që të njëjtën gjë e ka aplikuar edhe tek partneriteti me Vjosa Osmanin. Arifi thotë se shihet qartë që Kurti “e ka vjedhur djathtisten Schëarz dhe e ka shndërruar në militante të së majtës pastër Anti-Vjosë”.

Postimi i plotë: