Lajmi i kryesor i ditës së sotme ishte arrestim i dy shqiptarëve për spiunazh.
Prishtinë-Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe AKI-në, ka kanë arrestuar dy persona me nënshtetësi të Kosovës, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”.
Majde, u raportua se ata dyshohet se kanë spiunuar për Agjencinë Serbe të Sigurisë dhe Informacionit (BIA).
Reagim ka pasur edhe nga BIA serbe, e cila e ka mohuar “çdo lidhje me personat e arrestuar në Kosovë”.
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Xhevat Meha në nëj prononcim për “Bota sot”, ka thënë se ky është një veprim shumë i mirëseardhur, duke shtuar se ishte një punë e AKI-së, disa vjeçare.
Tutje, thotë se AKI është duke u angazhuar me gjithë kapacitetin e saj për këtë çështje.
“Arrestimi i të dyshuarëve për spiunim është shume i mirëseardhur. Janë arrestimet e para pas 25 viteve nga përfundimi i luftës së fundit. Mirëpo këto arrestime kanë ardhur pas një pune disavjeçare nga AKI. Në fakt, AKI ka filluar të angazhohet në këtë fushë nga muaji prill i vitit 2016. Sigurisht se gjatë kësaj periudhe është kryer shumë punë, janë kryer shumë vëzhgime e përgjime. Kjo veprimtari është komplekse por edhe shumë e ndieshme. Duhet punë profesionale.
AKI është duke u angazhuar me gjithë kapacitetin e saj, dhe këto arrestime janë vetëm arrestimet e para. Pres që të ketë edhe arrestime tjera, kur rastet të janë të hetuara plotësisht sigurisht. Punët e fshehta kryhen fshehtas dhe nuk duhet shpluar se çka e si po punohet. Jane rezultatet e punës që flasin për punën. Është një fillim i mirë, uroj t’u shkoj puna mbarë”, përfundon ai
Të tjera
Presim verifikim të shpejtë të besueshmërisë së akuzave nga Serbia
Izraeli do të deportojë 6 aktivistë të tjerë të huaj nga anija me ndihma për Gazën
Kurti rikujton themelimin dhe aksionin e parë simbolik të LVV-së