Pas grumbullimit të provave dhe analizimit të tyre, Prokuroria Themelore në Pejë në koordinim me Inspektoratin Policor të Kosovës, kanë arrestuar sot tre zyrtarë policorë, të cilët dyshohen se gjatë arrestimit të një personi kanë tejkaluar autorizimet e tyre dhe kanë keqtrajtuar fizikisht të njëjtin derisa i njëjtit ishte i prangosur.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, tre të dyshuarit (zyrtarë policorë) janë ndaluar për 48 orë për veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, transmeton klankosova.tv.
Hetuesit e IPK-së me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë do të ndërmarrin edhe veprime tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.
Klan Kosova mëson ekskluzivisht se zyrtarët policorë janë: N.G, Sh.S dhe E.E,



Të tjera
Studimi amerikan thotë se kafeja në mbrëmje nuk ndikon tek gjumi
Studentët mësojnë më mirë nga librat sesa nga ekranet
8 cilësitë që burrat gjejnë tërheqëse, te një grua mbi 30 vjeç