I riu Edison Elezaj, djali i biznesmenit, Hajri Eezaj, pronari i “Lajthizës” tashmë është arrestuar.
Mediat në Shqipëri raportojnë se 32-vjeçari ka rënë në prangat e Policisë lidhur me ngjarjen të ndodhur në korrik të këtij viti, ku dyshohet se plagosi me armë zjarri tre persona.
Prej korrikut djali i biznesmenit ndodhej në arrati dhe mbrëmjen e kësaj të mërkure është bërë i mundur arrestimi i tij.
Natën kritike, Policia kishte bërë me dije se rasti kishte ndodhur aksidentalisht, ndërsa Elezaj pas ngjarjes ishte larguar menjëherë.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 01:30 më 23 korrik 2024 në ambientet e restorantit “Savoy Garden” në Tiranë.



Të tjera
A po largohen njerëzit nga ju, kontrollo 4 gabime
SHBA-të nisin një súlm të “fuqishëm” ndaj Iranit
Mosha dhe komplimentet