Një person është ndaluar nën dyshimin për tentim vrasjeje pas një konflikti për pronë në fshatin Dubravë.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një person të dyshuar me inicialet Sh.K.,në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Vrasje në tentativë””, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Sipas njoftimit, i dyshuari i është ndaluar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje lidhur me një konflikt pronësor në fshatin Dubravë, ka sulmuar fizikisht me thikë të dëmtuarin Z.M. duke e goditur disa herë në pjesë vitale të trupit.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit, thuhet do të ndërmarr veprimet e mëtejme ligjore.
Të tjera
Në arrati prej 2 muajsh, motrat Berisha strehohen në Dubai, si u larguan nga vendi bashkë me djalin e mitur
“Ju thash’ vllazni, e bash qata m’vranë…”, Bardhi rrëfen vështirësitë ekonomike në këngën e re
Kosova krah Izraelit, mesazh i fuqishëm për Brukselin: Serbia nuk mund të…