Policia e Malit të Zi ka arrestuar një 48-vjeçar për abuzim seksual të dy të miturve, teksa mediat atje raportuan se i dyshuari është prift në Kishën Ortodokse serbe.
Ai është dërguar në mbajtje për 72 orë, raportoi Vijesti.
“Zyrtarët në Departamentin e Sigurisë në Cetinje kanë arrestuar një person të dyshuar për abuzim seksual ndaj dy të miturve. B.C. 48 vjeç është i dyshuar për këtë krim”, u tha nga Policia.
Mediat lokale kanë raportuar se ish-bashkëshortja e të dyshuarit e ka lajmëruar atë në Polici dhe se ai ka abuzuar dy fëmijët e tyre. Sipas mediave, ata ishin të martuar deri në vitin 2019 dhe se gruaja kishte ikur me dy fëmijët për shkak të dhunës psikike dhe fizike ndaj saj.



Të tjera
“Vidovdani nuk u zgjodh rastësisht” – Racaj analizon mesazhin pas stërvitjes ushtarake të Serbisë
Zyra e BE-së në Kosovë me analizë për ekonominë ruse: Po përballet me goditje të thellë nga sanksionet
Haxhiu në KAMO 2026: Në mendjet e nxënësve që garojnë me dije merr formë e ardhmja jonë