Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan, ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, një bibliotekar dhe një zyrtar tjetër.
Sipas veprimeve të ndërmarra dhe provave të siguruara “dyshohet se i dyshuari i caktuar si bibliotekist në një shkollë, me kontratë pune për kohë të pacaktuar, për një periudhë kohore nuk është paraqitur në vendin e punës, në ndërkohë që ka përfituar paga mujore nga buxheti i Republikës së Kosovës.”
Në njoftim thuhet se në periudhën kohore prej vitit 2023 e deri në tetor të vitit 2025, i dyshuari ka dëmtuar buxhetin në vlerë prej 19,067.69 euro.
Ndërsa i dyshuari i dytë, në cilësinë e personit zyrtar, nuk ka raportuar mungesën e të dyshuarit në punë pranë autoriteteve kompetente, duke mundësuar kështu vazhdimin e pagesave pa bazë ligjore, me ç ‘rast i njëjti po ashtu ka shkaktuar veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
“Të dy të dyshuarit e lartcekur janë intervistuar në prezencën e avokatëve dhe me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.



Të tjera
Policia nis aksion të shtuar në trafik në Prishtinë, konfiskohen tri motoçikleta
Çaji prefekt, jo më tepër se 5 minuta
Parandalohet kontrabanda me 656 cigare elektronike në Kamenicë