Arrihet marrëveshja, Chelsea i fiton 20 milionë euro nga Manchester City për Enzo Marescan – Ekonomia Online

Arrihet marrëveshja, Chelsea i fiton 20 milionë euro nga Manchester City për Enzo Marescan

Skuadra e Manchester Cityt ka arritur marrëveshje me Chelsean për Enzo Marescan.

Maresca nuk është më trajner i Bluve të Londrës, por ende kishte kontratë.

Kështu, skuadra nga Premier League duhet të paguajë shifrën prej 20 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e trajnerit italian.

Maresca pritet të zë vendin e Pep Guardiolas, i cili u largua në fund të sezonit.