Ministrja në detyrë e Drejtërisë, Donika Gërvalla, ka deklaruar se nuk mund të ketë shtet të fortë pa drejtësi të fortë, gjatë një vizite në Prokurorinë Themelore në Prizren, përcjell KoosvaPost.
Përmes një postimi në Facebook Gervalla ka njoftuar se në këtë institucion ajo është pritur nga Kryeprokurori Petrit Kryeziu, me të cilin kanë diskutuar për sfidat dhe përgjegjësitë në sistemin e drejtësisë, si dhe për rëndësinë e bashkëveprimit institucional për garantimin e efikasitetit, profesionalizmit dhe rezultateve konkrete.
Gërvalla ka theksuar se reforma në drejtësi nuk është debat politik, por proces shtetëror që, sipas saj, po riformëson themelet e sundimit të ligjit në Kosovë.
Ajo ka nënvizuar se pakoja prej pesë ligjeve përbën bazën e transformimit institucional në drejtësi, me synim forcimin e integritetit, transparencës dhe llogaridhënies në sistemin prokurorial dhe gjyqësor.
Ministrja në detyrë ka përmendur edhe funksionalizimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, si dhe procesin e Vetingut, duke i cilësuar si hapa të rëndësishëm drejt një drejtësie që u shërben qytetarëve dhe shtetit.
“Koha kur sistemi i drejtësisë toleronte pandëshkueshmërinë nuk guxon të ekzistojë më. Nuk ka rrugë tjetër përveç forcimit të shtetit ligjor, forcimit të institucioneve me integritet dhe garantimit të barazisë para ligjit për secilin, pa dallim. Askush nuk guxon të jetë mbi ligjin”, ka s Gërvalla.
Postimi i Plotë:
ZNuk ka shtet të fortë pa drejtësi të fortë
Në Prokurorinë Themelore në Prizren, u pritëm nga Kryeprokurori z. Petrit Kryeziu. Bashkë folëm për sfidat, përgjegjësitë dhe domosdoshmërinë e një bashkëveprimi institucional që garanton efikasitet, profesionalizëm dhe rezultate konkrete në sistemin e drejtësisë.
Reforma në drejtësi nuk është debat politik. Është proces shtetëror që po riformëson themelet e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.
Pakoja prej pesë ligjeve përbën bazën e këtij transformimi të thellë institucional, me synim forcimin e thellimin e integritetit, transparencës dhe llogaridhënies në sistemin prokurorial dhe gjyqësor. Në këtë rrugë, funksionalizimi i Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe procesi i Vetingut gjithashtu përbëjnë hapa të qartë drejt një drejtësie që nuk i shërben interesave të ngushta e klanore, por qytetarëve të kësaj Republike dhe shtetit të Kosovës.
Koha kur sistemi i drejtësisë toleronte pandëshkueshmërinë nuk guxon të ekzistojë më. Nuk ka rrugë tjetër përveç forcimit të shtetit ligjor, forcimit të institucioneve me integritet dhe garantimit të barazisë para ligjit për secilin, pa dallim.
Askush nuk guxon të jetë mbi ligjin.



Të tjera
Konsumi i alkoolit ju ndihmon të mësoni gjuhë të reja
Arsyeja përse nuk duhet t’i thani rrobat brenda
Pesë mënyra efektive për të reduktuar kohën e kaluar para ekranit