Deputeti Agim Bahtiri, ka reaguar ndaj bllokadës së zgjatur politike në Kosovë, duke theksuar se vendi nuk mund të vazhdojë të rrotullohet në një cikël të pafund zgjedhjesh dhe krizash institucionale.
“Republika e Kosovës nuk ka luksin të rrotullohet në një cikël pafund zgjedhjesh. Ne kemi procese të papërfunduara, na presin negociatat me Serbinë, sfida jetike përpara dhe një moment historik që kërkon lidership dhe bashkëpunim”, ka deklaruar Bahtiri.
Ai ka vlerësuar se një marrëveshje e mundshme mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk është kompromis i dobësisë, por “një marrëveshje e mençurisë – një akt përgjegjësie për të ndërtuar institucione të forta dhe për t’i dhënë fund ngërçit politik”.
Postim i plotë:
Sot, më shumë se kurrë, duhet vendosur interesin e qytetarit mbi çdo interes partiak. Sepse pa unitet politik, nuk ka pavarësi reale. Sepse pa stabilitet, nuk ka zhvillim.
Populli ka folur me votë, tash duhet të flasë udhëheqësia me guxim. Sepse nuk mund të lejojmë që të ardhmen ta mbajë peng e kaluara. Kosova nuk është pronë e askujt, por amanet i gjeneratave që sakrifikuan dhe i atyre që do të vijnë.



Të tjera
Frutat që duhet të shmangin diabetikët
Shitje rekord për Hoffenheimin, klubi anglez e blen Bazoumana Toure
Protestat masive kombëtare kundër Ramës, Marjana Koçeku nga PE: Kanë qenë ditë plot shpresë, Europa është strehë…