Bajrami dhe Hoti bojkotuan mbledhjen e Kryesisë ku u vendos për të garuar bashkë me Vjosa Osmanin

Bajrami dhe Hoti bojkotuan mbledhjen e Kryesisë ku u vendos për të garuar bashkë me Vjosa Osmanin

Dy anëtarët e Kryesisë së LDK-së, Hykmete Bajrami dhe Avdullah Hoti, kanë bojkotuar mbledhjen ku u votua për bashkëpunimin me ish-Presidenten Vjosa Osmani, përcjell KosovaPost.

Në fotot e mbledhjes të publikuara nga Abdixhiku, ata nuk shihen askund.

Kryesia e LDK’së, në një mbledhje që mbajti me kryetarët e degëve, i dha dritën e gjelbër bashkëpunimit me ish-Presidenten Vjosa Osmani, për të garuar në një listë për zgjedhjet e 7 qershorit.

Por, në mbledhje, munguan dy prej figurave kryesore të kësaj partie, Hykmete Bajrami dhe Avdullah Hoti.

Kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, publikoi foto nga mbledhja, ku bie në sy mungesa e dyshes.

“Nga takimi i përbashkët i Kryesisë me Degët. Po bashkohemi! Do të bashkohemi! LDK përgjithmonë! ”, shkroi Abdixhiku.