Barcelona ka bërë ofertën e parë zyrtare për sulmuesin argjentinas, Julián Álvarez, duke i propozuar rreth 100 milionë euro zyrtarëve të Atletico Madridit.
Sipas raportimeve në mediat spanjolle, drejtuesit e Barcelonës e kanë dërguar ofertën me shpresën se do të nisin negociatat, megjithëse Atletico vazhdon ta konsiderojë Alvarezin të paprekshëm dhe mbështetet te klauzola e tij prej 500 milionë eurosh.
Klubi katalanas beson se dëshira e lojtarit për një aventurë të re mund të luajë rol në të ardhmen, por për momentin Atletico Madrid pritet t’i përgjigjet ofertës me një refuzim të qartë.
Megjithatë, Barcelona nuk ka hequr dorë nga transferimi i yllit argjentinas dhe pritet të vazhdojë përpjekjet gjatë verës.



Të tjera
Ardian Ismajli largohet nga grumbullimi i Shqipërisë
Gabimet që bëni kur dhuroni lule
Specialja ngre aktakuzë ndaj pesë personave për krime lufte në Fushë Kosovë