Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka drejtuar një apel për të gjithë bashkatdhetarët që jetojnë jashtë vendit, duke i ftuar të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Në mesazhin e tij, Basha shprehu mirënjohjen për kontributin e vazhdueshëm që diaspora jep në shoqërinë dhe shtetin e Kosovës.
“Të dashur bashkatdhetarë, ju falënderoj për kontributin e vazhdueshëm që jepni për shoqërinë dhe shtetin tonë. Ju ftoj që me të njëjtin angazhim dhe përgjegjësi të bashkoheni masivisht në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Në emër të Kuvendit, mirënjohje për ju”, tha Basha.
Ai rikujtoi se të gjithë qytetarët jashtë Kosovës mund të votojnë sipas mënyrave të përcaktuara: fizikisht në ambasada, përmes postës, apo duke udhëtuar drejt Kosovës.
Sipas Bashës, pjesëmarrja e diasporës është thelbësore për forcimin e proceseve demokratike në vend.



Të tjera
Gjini: Kushdo që kërkon votat e Aleancës për Presidentin duhet t’i pranojë këto 6 kërkesa në të mirë të qytetarëve të Kosovës
Përfundon marshimi nëpër Tiranë në ditën e 32-të të protestës, qytetarët thirrje: Nesër në 10-të para Parlamentit
Sporti ndihmon në përmirësimin e shikimit