Vincent Kompany ka marrë drejtimin e Bayern Munichut dhe qëllimi është i qartë: të ndërtojë një skuadër të fortë dhe ta rikthejë te trofetë.
Për këtë trajneri belg kërkon transferime, pasi objektivi është që Bayerni të rikthehet te titulli në Bundesliga dhe të fitoj Ligën e Kampionëve.
Bazuar në informacionin e mbledhur nga Sky Bermany, në Allianz Arena ata po përgatitin një ofertë për mesfushorin belg Amadou Onana.
22-vjeçari ka pasur një sezon fantastik me Evertonin, derisa po paraqitet mjaftë mirë edhe në Euro 2024 me Kombëtaren e Belgjikës.
Kompany e sheh bashkëkombësin e tij si përforcimin ideal në mesfushë, pasi trajneri belg nuk llogarit në shërbimet e Leon Goretzkas.
Për këtë bavarezët po përgatitin një ofertë prej 60 milionë eurove në drejtim të Evertonit, ku besohet se është e mjaftueshme për t’i fituar shërbimet e Onanas.
Për mesfushorin do të ishte rikthim në Gjermani, ku kaloi katër vite. Ai fillimisht luajti për grupmoshat e Hoffenheim para se t’i bashkohej Hamburgut.
Interesim për yllin belg ka shprehur edhe Man Utd, por bavarezët mbesin skuadra favorite për t’i fituar shërbimet e tij.
Të tjera
Qeqa Krelani pyet Federatën e Futbollit Shqiptar: FSHF, si po iu duket bashkëpunimi me FFS-në?
Haziri për Hysenin: Jemi të gatshëm ta ndihmojmë që të dalë nga kjo situatë
Jonida Vokshi dhe Alaudin Hamiti, zyrtarisht prezantues të BBVK 3