Policia e Kosovës gjatë një aksioni në veri ka mbyllur nëntë objekte të Postës së Serbisë.
Pas këtiaj aksioni, ka reaguar Bashkimi Evropian duke e ka quajtur vendim të njëanshëm dhe të pakoordinuar mbylljen e nëntë degëve të Postës së Serbisë, në veri të Kosovës.
“Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara nuk mund të ofrojnë zgjidhje për këtë dhe çështje tjera, që i përkasin procesit të normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë. Mbyllja e shërbimeve ekzistuese për serbët e Kosovës, pa një marrëveshje të arritur paraprakisht, do të ndikojë negativisht në përditshmërinë dhe kushtet e jetesës së këtij komuniteti”, ka thënë blloku evropian përmes një deklarate.
Pas kësaj ka reaguar, profesori Enver Bytyçi, i cili ka thënë se me këtë vendim Brukseli sërish u mërzit.
“Ndërkohë kanë kaluar 13 vite që kur ka filluar ky dialogu i imponuar nga Obama e Ban Ki mun i OKB-së dhe nuk u bë e mundur që këta të Brukselit ta zgjidhin problemin se si duhet zgjidhur funksionimi i një poste të paligjshme! Hajde prit prej Stano-s se do ta zgjidhë probleme të tjera në Kosovë”, shkruan profesori.
Postimi i plotë:
Sërishmi u mërzit Brukseli pse Kosova ndaloi veprimtarinë e paligjshme të postës serbe në veri të saj. Menjëherë u bë deklarata se “Kjo çeshtje i përket dialogut”! Dmth dialogut i përket edhe Ura, edhe pavarësia e sovraniteti i Kosovës.
Hashim Thaçi na thoshte para 12 vitesh se ky dialog është vetëm për çeshtje teknike. Tani Brukseli po na thotë se me dialog duhet hedhur çdo hap që bëhet për vendosjen e sovranitetit të vendit në veri të Mitrovicës!
Ndërkohë kanë kaluar 13 vite që kur ka filluar ky dialogu i imponuar nga Obama e Ban Ki mun i OKB-së dhe nuk u bë e mundur që këta të Brukselit ta zgjidhin problemin se si duhet zgjidhur funksionimi i një poste të paligjshme! Hajde prit prej Stano-s se do ta zgjidhë probleme të tjera në Kosovë.
Dhe së fundmi: Sikur Vuçiq është pajtuar me marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit të vitit 2023, me të cilat njihet plotësisht sovraniteti i shtetit të Kosovës në të gjithë territorin. Atëherë pse u dashka sërishmi dialog për këtë?!
Të tjera
Gjesti shpallet fitues i Big Brother VIP Albania
Arilena Ara ndez skenën e finales së Big Brother me një super performancë
Egli dhe Laerti largohen nga shtëpia e Big Brother VIP Albania