Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, tha se komuniteti ndërkombëtar po analizon vendimin e publikuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, teksa u bëri thirrje partive politike që sa më shpejt të formojnë institucionet e reja.
Jemi duke e analizuar aktualisht, por sigurisht shpresa jonë është që Kuvendit të konstituohet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe shpresojmë që të ketë një qeveri me mandat të plotë sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Orav gjatë një prononcimi për media më 1 tetor.
Një ditë më parë, Gjykata Kushtetuese publikoi njoftimin për vendimin e saj lidhur me çështjen e Kuvendit, duke deklaruar se organi ligjvënës nuk është konstituuar, ashtu siç kishte pandehur në fund të gushtit kreu i ri i Kuvendit, Dimal Basha.
Kushtetuesja tha se Kuvendi nuk konsiderohet i konstituuar pa zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb.



Të tjera
10 mënyra për të mbajtur nën kontroll diabetin
Mendoni dy herë para se t’i shtoni ushqimit erëza pikante
Mbani dietë prej kohësh dhe nuk po dobësoheni, këto janë 5 gabimet e përditshme që po prishin gjithçka