Bashkimi Evropian ka refuzuar kërkesën e Rusisë për konsultime në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) lidhur me mekanizmin e ri evropian të taksës kufitare të karbonit.
Sipas një dokumenti zyrtar të dorëzuar më 26 maj në OBT, BE-ja e justifikon refuzimin me “luftën agresive” të Rusisë kundër Ukrainës, duke e konsideruar të pamundur një zgjidhje reciprokisht e kënaqshme në kuadër të konsultimeve.
Rusia kishte kërkuar këto bisedime si hap paraprak për një ankesë zyrtare në OBT, pasi kundërshton vendosjen e kësaj takse që prek eksportet me emetim të lartë karboni drejt BE-së.
Megjithatë, BE ka theksuar se në këtë fazë nuk shikon mundësi për progres konstruktiv me Moskën për shkak të situatës gjeopolitike.g.e.



Të tjera
Si ta zbuloni nëse keni probleme me gjëndrat tiroide
Nisni ditën me mollë për të qenë të shëndetshëm
Të vegjlit e kafshëve që ua marrin zemrën menjëherë