Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash i cili së fundmi erdhi në krye të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.
Rreth takimit, kreu i shtetit shqiptar njoftoi përmes një shkrimi në X.
“I urova mirëseardhje komandantit të misionit të NATO-s, KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash”.
“Shpreha vlerësimin për rolin thelbësor të KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe në të gjithë rajonin, duke riafirmuar mbështetjen e plotë të Shqipërisë për këtë mision”, shkruan Begaj.
Ulutash u rikthye në krye të KFOR-it më 3 tetor, post të cilin e kishte dorëzuar rreth një vit më parë, më 11 tetor 2024.



Të tjera
Milan insiston për Inacion, klubi portugez kërkon 50 milionë euro
Real Madrid përgatit superofertë për Michael Olise
“Ndeshje e çmendur”, Harry Kane komenton fitoren e vështirë të Anglisë ndaj Meksikës