Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, i ka reaguar avokatit të VV-së, Tomë Gashi, i cili e ka fyer ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier.
Berisha ka ironizuar me emrin dhe mbiemrin e avokatit, duke thënë se ai ka punuar si gjyqtar në kohen e Millosheviqit.
Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se Gashi është shërbëtor i të gjithë atyre që vijnë në pushtet.
“Tomi-sllavi i Albinit që deri 1993 ishte gjyqtar i regjimit fasistë të Millosheviqit, sot ju paska kundërvën Ambasadorit të SHBA në Prishtinë! Albini dhe soji tomi-sllavave nuk i kuptojnë mesazhet politike dhe diplomatik sepse janë të pa gdhendur, prandaj mesahi i fundit ishte i till, me iden se këtë gjuhë ndoshta e kuptojnë. Ky tipi, si shërbëtor i të gjithëve atyre që vijnë në pushtet, me gjasë më mirë e ka gjetën veten nën ombrellën e regjimit aktual sepse po i përputhet misioni me Albinin, për dëmtimin e të gjitha të arriturave që ka bër Kosova me SHBA dhe partnerët perindimor, nga epoka e UÇK-së e deri sot”, ka shkruar Berisha.
Të tjera
Dodik reagon pasi Kurti liberalizoi lëvizjen e qytetarëve të Bosnjes me Kosovën
“Duhet me pjellë atë njeri”, Jeton Buquku e mohon rastin e dhunës ndaj një personi në lokalin e tij – Pamjet
Granit Xhaka flet për tifozët serb, befason me një fakt