KPM ndëshkon kabllorët, reagon MINT

Besnik Berisha zgjidhet kryetar i KPM-së

Komisioni i Pavarur për Media (KPM) në mbledhjen e së martës zgjodhi Besnik Berishën kryetar të këtij institucioni.

Mbledhja u hap nga anëtarja Suada Gjokoviq, si anëtarja më e vjetër në KPM. Ndërsa, propozimi që Besnik Berisha të zgjdhet kryetar, u bë nga anëtari Fitim Veliu, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Me 7 vota për, me procdurën e votimit të fshehtë, Berisha u zgjodh kryetar i ri i KPM-së.

Të pranishëm në votim ishin: Drita Morina, Besnik Berisha, Luljeta Aliu-Krasniqi, Hysni Mustafa, Serpin Emrusi-Halce, Suada Gjokoviq dhe Fitim Veliu.

Ndryshe, kjo është mbledhja e parë e KPM-së pasi Kuvendi votoi përbërjen e re të këtij institucioni, më 24 prill 2026.

Ndërkaq, mbledhja e fundit e KPM-së është mbajtur më 17 janar 2025.