Nico Williams vazhdon të mbetet objektivi kryesor i Barcelonës për repartin e sulmit.
Gjiganti katalunas po bënë të pamundurën për ta transferuar sulmuesin anësorë të Athletic Bilbao, pasi ai është dëshira numër një e trajnerit Hansi Flick.
Katalunasit nuk po heqin dorë, pasi duan që ta kenë sulmuesin spanjoll me çdo kusht në skuadër.
Sport ka raportuar se drejtuesit e Barcelonës po përgatitin një tjetër ofertë, ku kësaj radhe do të përfshihet edhe një futbollist.
Barcelona do t’i ofrojë Bilbaos 65 milionë euro plus shërbimet e mbrojtësit bask Inigo Martinez për të arritur te Nico Williams.
Dëshira e lojtarit është t’i bashkohet Barçës dhe të luaj me mikun e tij të ngushtë Lamine Yamal, derisa tani mbetet të shihet nëse Bilbao do të kënaqet me ofertën e dytë të Barcelonës.



Të tjera
Pse dikush ka kujtesë më të keqe?
Komuna e Tetovës për emrat e rrugëve: 4 qeveritë e BDI-së nuk e kaluan vendimin në Qeveri
Specialja nuk përjashton mundësinë e një shtyrjeje tjetër të vendimit