Zëvendëskryeministri i deritashëm, Besnik Bislimi i ka dorëzuar detyrën Glauk Konjufcës që është zgjedhur zëvendëskryeministër ri parë e kryediplomat në kabinetin e ri qeveritar, përcjell KosovaPost.
Bislmi ka shprehur bindjen se Konjufca me ekipin e tij do të vazhdojnë punët e mbara dhe shërbejnë për interesat e vendit.
“Mirëprita Zëvendëskryeministrin e Parë njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Qeverisë Kurti III, Glauk Konjufca, për të bërë dorëzimin e detyrës. I urova sa më shumë suksese në angazhimin e ri, me bindjen e plotë se Glauku bashkë me ekipin e tij, do të vazhdojnë punët e mbara dhe shërbejnë për interesat e vendit gjatë këtij mandati qeveritar”, ka shkruar Bislimi.



Të tjera
Luftoni ftohjen dhe kollën me këtë çaj magjik
Kur duhet të martoheni, sipas shenjës së horoskopit
Ushqimet që ju mbajnë të freskët gjatë verës