Shoqata “Bizneset e Vogla” organizon sot një protestë para Komunës së Prishtinës, duke filluar nga ora 10:00.
Protesta vjen si reagim ndaj diskriminimit në shfrytëzimin e hapësirave publike dhe veprimeve selektive nga Inspeksioni i Komunës ndaj bizneseve të vogla.
Dhjetëra përfaqësues të bizneseve të vogla janë mbledhur për të kërkuar trajtim të barabartë dhe mbështetje institucionale, duke theksuar rolin që ato luajnë në mbajtjen gjallë të ekonomisë lokale.
“Kërkojmë trajtim të barabartë për të gjithë dhe mbështetje për bizneset që mbajnë ekonominë lokale gjallë! Të bashkuar për drejtësi dhe dinjitet,” thuhet në deklaratën e shpërndarë nga Shoqata.
Organizatorët i kanë bërë thirrje anëtarëve të tjerë, qytetarëve dhe përkrahësve të tyre që t’i bashkohen protestës, duke e cilësuar atë si një reagimb të domosdoshëm ndaj padrejtësive dhe politikave selektive që, sipas tyre, po i dëmtojnë ndërmarrjet e vogla.



Të tjera
Prokuroria e Prishtinës sekuestron rreth 100 mijë euro pasuri të dyshuara nga krimet kibernetike
Finale para finales, sonte ndeshja e madhe Arsenal – Atl Madrid
Kurti: Pranimi i AKA-së si autoritet akreditues në SHBA forcon kredibilitetin ndërkombëtar të Kosovës