Brazili mund të jetë sërish pa Neymarin në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Kupën e Botës.
Sipas raportimeve të “Ge Globo”, sulmuesi i Santosit nuk është rikuperuar ende plotësisht nga lëndimi në pulpën e këmbës dhe rrezikon të mungojë edhe në përballjen ndaj Haitit, e cila zhvillohet të shtunën.
34-vjeçari iu nënshtrua testeve mjekësore të hënën dhe gjithashtu mungoi në seancën stërvitore të kombëtares braziliane, duke shtuar dyshimet për gatishmërinë e tij.

Neymar nuk ishte në dispozicion as për ndeshjen e parë të Brazilit në Botëror, që përfundoi me barazimin 1-1 ndaj Marokut. Megjithatë, ai ishte i pranishëm në bankën rezervë për të mbështetur bashkëlojtarët e tij.
Stafi teknik i Brazilit do të vazhdojë ta monitorojë gjendjen e yllit brazilian gjatë ditëve në vijim, ndërsa vendimi përfundimtar për aktivizimin e tij ndaj Haitit pritet të merret më afër ndeshjes.



Të tjera
Lionel Messi i gatshëm për Botërorin, nuk ka më dyshime për lëndime
Viktor Gyokeres paralajmëron të gjithë: Kjo është Suedia e vërtetë
Zbulohet kura potenciale për rënien e flokëve