Pas një kërkese nga Federata e Futbollit të Kosovës për të përmirësuar kushtet për lojtarët e rinj, KFOR-i ka njoftuar se është duke i zhvendosur kontejnerët nga Zona Industriale e Prishtinës në fushat lokale të futbollit në zonën e Bërnicës.
Siç bën të ditur KFOR-i, këta kontejnerë do t’u ofrojnë lojtarëve të rinj të futbollit ambiente më të mira për t’u stërvitur, ndërruar dhe përgatitur për ndeshjet e tyre.

“Ky projekt thekson mbështetjen e vazhdueshme të KFOR-it për zhvillimin e të rinjve përmes sportit”, theksohet më tej në njoftim.



Të tjera
“Më la në stol”, Thibaut Courtois zbulon përplasjet e mëparshme me Jose Mourinhon
Lionel Messi i gatshëm për Botërorin, nuk ka më dyshime për lëndime
Viktor Gyokeres paralajmëron të gjithë: Kjo është Suedia e vërtetë