Ministri i Jashtëm britanik, David Lammy, ka dënuar ashpër veprimet e Izraelit në Gaza, duke thënë se ato po njollosin rëndë reputacionin e vendit dhe po injorojnë thirrjet e dhjetëra kombeve për t’i dhënë fund menjëherë luftës shkatërruese.
Duke folur para parlamentit, Lammy tha se palestinezët po përballen me një “spektakël të shëmtuar” dhe një “listë tmerresh” që po vazhdon pa ndërprerje.
Këto komente vijnë pasi Izraeli nisi një ofensivë të madhe tokësore në Deir el-Balah – qendra kryesore e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës.
“Unë dënoj fuqishëm vrasjen e civilëve që përpiqen të plotësojnë nevojat bazë për mbijetesë,” tha Lammy. “Besoj fort se veprimet e qeverisë izraelite po dëmtojnë në mënyrë të pallogaritshme reputacionin e Izraelit në arenën ndërkombëtare dhe po minojnë sigurinë afatgjatë të tij.” /mesazhi



Të tjera
Studentët mësojnë më mirë nga librat sesa nga ekranet
8 cilësitë që burrat gjejnë tërheqëse, te një grua mbi 30 vjeç
Mungesa e vitaminës D mund të dallohet nga nuhatja dhe shija