Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari, ka thënë se ai është i gjallë në çdo zemër shqiptari.
“Ai është i gjallë në çdo zemër shqiptari, frymë e pavdekshme e lirisë dhe krenarisë kombëtare. Në 70 vjetorin e lindjes, si dhe në çdo ditë që frymojmë lirshëm, të përulemi Komandant”, ka shkruar Osmani.
Sivjet shënohet 70 vjetori i lindjes i themeluesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, komandantit legjendar Adem Jashari.
Ai kishte lindur më 28 nëntor 1955 ndërsa u flijua bashkë me familjen në luftë të drejtpërdrejtë me forcat paramilitare serbe pas në beteje treditore me 5, 6 e 7 mars 1998.



Të tjera
Ja si të holloni gjakun dhe të parandaloni mpiksjen e gjakut
Gjini: Kushdo që kërkon votat e Aleancës për Presidentin duhet t’i pranojë këto 6 kërkesa në të mirë të qytetarëve të Kosovës
Përfundon marshimi nëpër Tiranë në ditën e 32-të të protestës, qytetarët thirrje: Nesër në 10-të para Parlamentit