Ish komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku tregoi se si fillimisht konsideroheshin terroristë e më pas morën besimin e Perëndimit.
Vazhdimisht ne kemi kriju besim. Në verën e vitit 1998 ka qenë një vlerësim i gabuar për UÇK-në. Disi kanë ardhë në përfundim që do ta vazhdojnë në mënyrë paqësore bashkëpunimin me ndërkombëtarët”, tha Çeku.
Për herë të parë ish komandanti i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së tregoi se çka e këshilloi Welsey Clark, gjenerali i pensionuar amerikan, i cili e ka udhëhequr fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe më 1999.
“Në atë verë, UÇK-ja u riorganizua më mirë, me batalione dhe u kthy si faktor relevant, tu e pasë këtë rol edhe u ftuam në Rambuje. Po e them për herë të parë, në kohën kur bisedonim për transforimin kishim kërkesa të mëdha e të ndryshme. Gjenerali Clark nuk fliste shumë, shkruante dhe vizatonte. Më tha keni fillu si rebelë, jeni njoftë si ushtarë paqësorë dhe tash po ju shohim si parnterë”, shtoi ai.



Të tjera
Si të përdorni mjaltin për shëndetin perfekt të lëkurës?
Një nga futbollistet iraniane që kërkuan azil në Australi ndryshon mendje
Dieta me kos për të humbur 5 kg për një javë