Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) dhe me mbështetjen e partnerit strategjik International Health Services (IHS), ka organizuar për herë të parë një trajnim për koordinatorët e cilësisë në nivelin tretësor shëndetësor.
Sipas njoftimit të SHSKUK-së, trajnimi katërditor ka përmbushur objektivat e paracaktuara, duke rritur kapacitetet teorike dhe praktike të zyrtarëve të cilësisë për të hartuar dhe nisur zbatimin e Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë brenda institucioneve spitalore.
“Meqenëse ky aktivitet po fillon rishtas në nivelin tretësor shëndetësor, si i tillë përbën një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të sistemit shëndetësor më cilësor dhe më të besueshëm. “, thuhet në njoftim.
Në kuadër të këtij trajnimi janë certifikuar 33 koordinatorë të cilësisë, me synim rritjen e sigurisë së pacientëve, përmirësimin e shërbimeve dhe forcimin e kapaciteteve profesionale në kujdesin spitalor.
Ministria e Shëndetësisë ka ritheksuar përkushtimin e saj për ngritjen e standardeve dhe ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për qytetarët.



Të tjera
Shtatë mënyra se si ta menaxhoni astmën
Maqedonci dhe Sveçla në SAHA EXPO, synohet rritja e marrëdhënieve në sektorin e mbrojtjes
U.D. Presidentja Haxhiu fton Bashkimin Evropian të dërgojë Mision Vëzhgues për zgjedhjet e 7 qershorit