Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, po kërkon përkrahjen e shteteve anëtare për ndryshimin e rregullave të vendimmarrjes në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.
Ai aktualisht po zhvillon atë që e quan “ofensivë diplomatike” në kryeqendrat evropiane, me synimin për të dalë nga ngërçi i krijuar rreth perspektivës evropiane të shteteve aspirante.
Çështja e zgjerimit të BE-së do të trajtohet edhe në samitin joformal që mbahet në Kopenhagë të Danimarkës.
Sipas propozimit të presidentit të Këshillit Evropian, hapja e kapitujve të negociatave për anëtarësim do të bëhej me shumicë të kualifikuar, në vend të unanimitetit, siç e parashohin rregullat aktuale. Ndërkohë, mbyllja e kapitujve – sipas propozimit të Costas – do të kërkonte, ashtu si tani, pajtimin e të gjitha shteteve anëtare.
Në këtë mënyrë do të zhbllokoheshin shumë procese të nisjes së negociatave, siç është rasti i Ukrainës dhe Moldavisë, që aktualisht bllokohen nga Hungaria, si dhe i Maqedonisë së Veriut, që mbetet peng i Bullgarisë.
Sipas burimeve diplomatike, Antonio Costa po e diskuton këtë ide drejtpërsëdrejti me liderët evropianë. Zyrtarë pranë kabinetit të tij theksojnë se zgjerimi është një nga prioritetet kryesore të presidentit të Këshillit Evropian, sepse ai e sheh atë si investimin më të rëndësishëm gjeopolitik që BE-ja mund të bëjë./rtk



Të tjera
Doni t’i njihni vjehrrat? Ja si janë sipas shenjave të horoskopit
Gabimet që s’duhet t’i bëni gjatë grimit
Çfarë po ndodh me familjen mbretërore, Harry dhe Meghan po shpërngulen në Amerikë