Dëshmitari James Peter Covey gjatë dëshmisë së tij në Hagë, ka pohuar se i kujtohen vrasjet e anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) gjatë periudhës së pasluftës.
Përveç kësaj, ai pohoi se i kujtohet edhe vrasja e Xhemajl Mustafës, po ashtu anëtar i LDK-së, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Në pjesën përpara zgjedhjeve po dhe besoj që e kam dhënë një deklaratë për atë rast’, tha dëshmitari Covey.
Covey, sipas një dokumenti të prezantuar nga prokurorja Vega Iodice, kishte thënë se ky akt ndaj Mustafës ishte kryer nga ekstremistë dhe frikacakë që po tentojnë që të pengojnë ecurinë e Kosovës drejt demokracisë.
Më pas, pyetjet për këtë dëshmitar i ka përfunduar prokurorja Vega Iodice. Ndërsa, me pyetje shtesë ka filluar mbrojtja e Hashim Thaçit e përfaqësuar nga Luka Mishetiq.



Të tjera
Tottenhami do të ketë një mysafir special në ndeshjen ndaj Atletikos
Po gënjen, thotë gjithçka për mbijetesën e saj politike
Barcelona gati “Planin B” nëse dështon transferimi i Julian Alvarezit