Ministria për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare ka njoftuar sot se është bërë alokimi i pensioneve për pensionistët e moshës dhe atyre kontribuues, përcjell KosovaPost.
Numri i përfituesve të pensioneve bazike dhe kontribuuese është 272023 pensionistë, tha Ministria.
Po ashtu, kjo ministri tha se ka bërë alokimin e pensioneve edhe për skemat e invalidëve të luftës dhe viktimave civile, gjithsej 14279 pensionistë.
“Të gjithë përfituesit e pensioneve, që nga pasdita e sotme mund t’i tërheqin në bankomatet më të afërme apo përmes familjarëve të autorizuar”.



Të tjera
Komuna e Përparim Ramës paguan afër 20 mijë euro për një konsulent, ndonëse ka staf të brendshëm
Vllaznia vs Malisheva, sonte përballje shqiptare në Conference League
Ushqimet që duhet t’i hani për të pasur një pleqëri të shëndetshme