Kosova është duke fituar 1-0 përballë Qipros në kuadër të Ligës së Kombeve.
Pjesa e parë përfundoi me epërsi për Dardanët, që i dominuan plotësisht këta 45 minuta të parë.
⚽️GOAL | 🇽🇰 Kosovo 1-0 Cyprus 🇨🇾 | Amir Rrahmani
Në anën tjetër, Dardanët kanë përçuar një mesazh goditës ndaj presidentit të FSHF-së me një transparent, duke shfaqur edhe njëherë ndjenjat kundër organizimit të Kampionatit Evropian me Serbinë për grupmoshat U21.
“Vëllai vëllain nuk e lëndon, me hasëm shekullor marrëveshje nuk bën!”, shkruhej në transparentin e tifozëve të Kosovës.
Një tjetër transparent ishte edhe: “Ëndrra e të gjithëve, realiteti ynë” – duke shfaqur shqipnojnë dykrenare në hartën e Kosovës.



Të tjera
29 milionë nënshkruajnë peticionin “Mbappe ik!”?
“Shumë njerëz mendojnë se nuk di të luaj futboll”, Dembele i thumbon kritikët
Haxhiu i bën thirrje faktorit ndërkombëtar: Të drejtat e shqiptarëve në Luginë të trajtohen me prioritet