Në Samitin BE -Ballkani Perëndimor në Bruksel, udhëheqësit e Bashkimit Evropian (BE) dhe të Shteteve Anëtare të tij, në konsultim me partnerët e Ballkanit Perëndimor, në konkluzionet e arritura konstatojnë se “mungesa e normalizimit të marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit vazhdon t’i pengojë të dy partnerët në rrugën e tyre evropiane”.
Tutje, në deklaratë theksohet se “të gjitha marrëveshjet e arritura në Dialogun Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE-ja duhet të zbatohen, në veçanti Marrëveshja mbi Rrugën Drejt Normalizimit dhe Aneksit të saj. Mbështetja në kuadër të Instrumentit për Reformën dhe Rritjen e Ballkanit Perëndimor kushtëzohet nga angazhimi konstruktiv i partnerëve me përparim të matshëm dhe rezultate të prekshme në normalizimin e marrëdhënieve të tyre”.
Po në këtë samit, u mor vendimi edhe për heqjen e masave ndaj Kosovës, në tërësi në muajin janar.
Duke klikuar KËTU, mund ta lexoni deklaratën e plotë në gjuhën angleze.



Të tjera
Starmer reflekton mbi “realitetet politike” mes raportimeve për dorëheqje
Nuk hani perime? Gjenet mund të jenë fajtore
AC Milan Junior Camp Prishtina hap zyrtarisht edicionin e dytë