Dështimi i njëmbëdhjetë/ A do ta ndihmojë opozita VV-në apo do ta sfidojë në zgjedhje?

Pothuajse tre muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, Kuvendi i Kosovës ende nuk ka arritur të konstituohet, duke shtyrë edhe formimin e qeverisë së re.

Dështimet e njëpasnjëshme për zgjedhjen e kryesisë së Kuvendit po ngrenë pyetje serioze për përgjegjësinë politike të aktorëve kryesorë.

Për të njëmbëdhjetën herë me radhë, deputetët nuk arritën të bien dakord për themelimin e komisionit të votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, çka ka paralizuar tërësisht punën legjislative dhe institucionale të vendit.

Partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje, i takon të drejtojë Kuvendin, ndërsa opozita kërkon një marrëveshje më të gjerë për të vijuar procesin.

Burjani: Të dy palët janë përgjegjëse

Juristi Blerim Burjani ka komentuar ngërçin institucional në Kuvendin e Kosovës, duke theksuar se përgjegjësia për situatën aktuale bie mbi të dyja palët politike, por veçanërisht mbi Vetëvendosjen si partinë fituese të zgjedhjeve.

Image

Blerim Burjani

Sipas Burjanit, postin e kryetarit të Kuvendit e ka fituar Vetëvendosja, dhe fakti qw nuk po arrihet konstituimi tregon se ajo po bllokon veten, jo të tjerët.

“Të dy palët janë përgjegjëse. Dihet, përgjegjëse në radhë të parë është partia fituese. Por në këtë rast, partia fituese duhet t’i hapë rrugë vetes, pasi ky post i takon Vetëvendosjes. Pra, nëse e bllokon, po e bllokon veten. Opozita nuk ka ndonjë interes të drejtpërdrejtë, përveç ndonjë përpjekjeje për të gjetur konsensus për kryetar.

Tashmë kjo varet nga opozita” – shpjegon ai.

 

Kelmendi: Çështja t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese ose vendi të shkojë në zgjedhje

Analisti politik dhe profesori Jeton Kelmendi e quan moskonstituimin e Kuvendit për herë të 11 një “telenovelë të shëmtuar” me regji të Albin Kurtit, duke e akuzuar këtë të fundit për rrënim të institucioneve demokratike dhe lirisë së medias.

Ai kritikon edhe opozitën për pasivitet dhe mungesë veprimi institucional, ndërsa ironizon rolin e Albulena Haxhiut.

Image

Jeton Kelmendi

“Mos konstituimi i Kuvendit për të 11 herë është një telenovelë e shëmtua, me regji të Albin Kurtit i cili ka probleme thelbësore me demokracinë, natyrsiht ka ndikuar dhe ia ka dalë të shkatërroi lirinë e medias e cila ka dëshmuar se është në një gjendje të keqe Kosova, tani duhet edhe ta zhvleftësojë edhe qasjen e tij dhe tempullin e demokracisë si institucionin numër një që e ka, shtyllën e shtetit pra Kuvendin e Kosovës. Shto faktin këtu se nuk ka qasje korrekte as nga opozita sepse nuk do të duhej ndodh kjo shëmti, kjo telenovelë të ndodhet për 11 herë dhe Albin Kurti e përdor si leckë Albulena Haxhiun të mos dështojë vetë, por të dështojë Albulena dhe kjo është për fat të keq si një zonjë të shndërrohet në një zonjë leckë të Albin Kurtit, ndërsa opozita nuk i drejtohet me 10 a 20 deputetë, se i kanë numrat opozita nga Gjkyata Kushtetues një interpretim se çfarë mund të bëhet. Realisht brenda Gjykatës duhet konsituar brenda muajit, e tani janë bërë disa muaj, madje është kaluar një muaj nga betimi i deputetëve dhe kjo nuk duhet lejuar më”, thotë ai.

Tutje, ai thotë se presidentja po luan një rol jo kushtetues duke mos ndërhyrë, ndërsa thekson se dërgimi i letrës te LDK-ja është hipokrizi, pasi Kurti ndërkohë sulmon opozitën.

Kelmendi kërkon që çështja t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese ose vendi të shkojë në zgjedhje.

“Fatkeqësisht një rol krejt jo kushtetues po e luan edhe presidentja e shtetit sepse këtu ajo do të duhet t’i ftonte palët ose të provohje të gjindet një modalitet.

Pra, unë mendoj që për këtë fajtori kryesore është Albin Kurti sepse në njërën anë ata ‘çakejtë’ e vet, kërkon të atakojnë, sulmojnë, të trajtojnë me Listën Serbe, ka një sjellje shumë të shëmtuar ndaj opozitës, në anën tjetër i dërgon letër për herë të tretë LDK-së.

Mendoj, se gjëja më e mirë është të konsultohet Gjykata Kushtetuese dhe nëse nuk ka marrëveshje, dhe duket se nuk do të ketë marrëveshje, atëherë vendi të shkojë në zgjedhje sepse nuk mund ta lëmë Kosovën kësisoj d.m.th. pa institucione se kjo e dëmton demokracinë.

Duhet, ose një grup deputetësh ose presidentja t’i drejtohen Kushtetuese për zhbllokimin e situatës.

Duhet të them një meritë që i takon ekskluzive që i takon Ramush Haradinaj, që tha po shqyrtojmë kandidaturën të Glauk Konjufcës, pra është një kontribut, thjesht ndërroje kandidaten, se dorën në zemër Haxhiu ka qenë shumë agresive dhe ka shkel disa herë Kushtetutën dhe mendoj se zgjedhja e saj është degradim i parlamentit dhe demokracisë në Kosovë” – përfundon ai