Këngëtarja e njohur Mariah Carey po përjeton ditë të rënda.
Nëna e saj Patricia dhe motra Alison, vdiqën në të njëjtën ditë gjatë fundjavës.
Humbja e tyre ka thyer shpirtërisht artisten, e cila ka shkruar shkurt për ndarjen nga jeta të nënës dhe motrës.
“Zemra ime është thyer që kam humbur nënën time fundjavën e kaluar. Mjerisht, në një kthesë tragjike të ngjarjeve, motra ime humbi jetën në të njëjtën ditë,” tha këngëtarja fituese e Grammy.
Ajo shkroi po ashtu se ndihej e bekuar që kishte kaluar kohë me nënën e saj në javën para se të ndërronte jetë ndërsa kërkoi privatësi.
Të tjera
Humb jetën një vajzë nga Skenderaj – policia nis hetimet
Shpenzimet e fushatës zgjedhore – sot mbyllet afati për dorëzimin e raporteve nga partitë politike
Volkswagen prezanton tre koncept-automjete të reja në Auto Shanghai